| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

DUROSTICK HYDROSTOP me 2 përbërës

Hidroizolues çimentor taracash

DUROSTICK HYDROSTOP me 2 përbërës

DUROSTICK HYDROSTOP me 2 përbërës

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

(Rethana matje 23 oC dhe 50% RH.)

Baza

A përbërës

B përbërës

Forma

Pluhur çimentor

Stirenio akrilik elastik i kondesuar

Membranë elastike pas zbatimit.

Ngjyra

E bardhë

E bardhë

Raporti i përzierjes

11,2 kg

4,8 kg rëshirë

Temperatura e zbatimit

Nga +5 °C deri +35 °C

Termorezistenca

Nga - 20 °C deri +75 °C

Koha e përzierjes

3 - 4 minuta

Koha e jetës në enë

Të paktën 3 orë në 20 °C

Shkelja

Pas 1,5 - 2 orësh

Mbushja me dhe

Pas 3 ditësh

Vendosje pllakash

Pas 48 orësh

Tkurrja

Zero

Hidroizolimi

Nën presionin e ujit deri në 7Atm (Kg/

Rezistenca në rezatim ultraviolet

E shkëlqyer

CILESITE

Hidroizolues elastik, lyes, pluhur mebazë çimentore, ngjyrë e bardhë, për hidroizolim jetë gjatë taracash, ballkonesh, muresh, beton armeje, blloqesh betoni dhe tullash. Pas ngurtësimit të tij është rezistent ndaj ujrave dhe ngricave, dhe lejon frymarjen e sipërfaqes.Përbërja e tij e posaçme siguron rezistencë të shkëlqyer në rezatimin ultraviolet.

ZBATIME

HYDROSTOP 2 përbërës përdoretkryesisht për hidroizolimin e taracave, në sipërfaqe të përgatitura mirë, në 3 shtresa trashësi 1 mm secila duke dhënë garanci 15 vjet. Përdoret edhe si nënshtresë akoma edhe në sipërfaqe me çarje të vogla që paraqesin plasaritje fijore të cilat do të mbulohen me pllaka qeramike. Si bojë lyese, izolon muret prej blloqesh betoni, tulla porobeton, sipërfaqe të jashtme të suvatuara, dhe është ideal për mbrojtjen e mureve verior. Gjithashtu, është i përshtatshëm edhe për hidroizolim të jashtëm bodrumesh para mbulimit të tij me dhe, por edhe hidroizolimin e brëndshëmtë mëvonshëm pasi të jetë hequr suvaja në gjithë lartësinë ku paraqitet lagështia.

MENYRA E PERDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes së re

Në taraca në të cilat nuk është bërë në kaluarën hidroizolim, largojmë nga sipërfaqja materialet e kalbura dhe pluhurat, duke përdorur fshesë së ashpër dhe ujë të bolshëm. Nëvëndet ku ka çarje intensive 0,5-1mm astarojm me astar stabilizues mikromolekular AQUAFIX.Pas tharjes së matërialit, stukojm me HYDROSTOP 2 përbërës në mënyrë vendore. Në pikat me çrje më të theksuara gjerësije 1-3 mm, rekomandohet të kryhet më parë astarim me PRIMER-PU dhe në vazhdim vulosja me DUROFLEX-PUDUROSTICK.Në qoftë se ekzistojnë çarje të dëndu ra, gjërësie 3 mm e lart ë riparojm problemin duke derdhur në të rëshirë epokside injektimi D-33DUROSTICK. Për taraca që pësojnë ngarkesa dhe lodhje të veçanta ose kanë sipërfaqe mbi100 m2 rekomandohet të vendoset dhe të bashkangjitet rjetë xamore alkaloluftuese, DUROSTICK DS-460 (me hapje 4x4mm, 60gr/m2), gjatë zbatimit të shtresës së parë të njomëdhe të ndjekin patjetër edhe dy shtresa të tjera. Me këtë mënyrë sigurohet hidroizolim ideal me rezistencë të paktën 15 vjet.

2. Përgatitje rihidroizolimi

a)Kartoserat e çngjitura i largojmë me ndihmën e shpatullës së gjërë metalike dhe paralelisht me përdorimin e flakë hedhësit.

b)Hidroizolues elastomerik t ë prishura ose të çngjitura i largojmë me të njëjtën mënyrë.

c) Pjesët e çngjitura të padukshme i gjejmë duke përdorur lastik vaditjeje, duke hedhur ujë nga lartësi 1 m në gjithë sipërfaqen. Do të vërejmë se tingulli ndryshon në pjesët ku ekzistojnë fllucka që nuk janë të dukshme. Pasi të shënohen pjesëttë cilat do të çngjiten, i largojmë me ndihmën e një thike të mprehtë metalike dhe pincë.

3. Zbatimi

Në enë të pastër zbrazim galaktozë akrilike (B përbërës) dhe shtojmë ngadal, duke përzier vazhdimisht, hidroizoluesin me bazë çimento (A përbërës). Rekomandohet përzierja të bëhet me trapan xhirosh të ulëta, me pajisjen e përshtatshme të përzierjes së pluhrave. Masa punohet për 3 orë, kohë e mjaftueshme për harxhimin e sasisë. HYDROSTOP 2 përbërës zbatohet në sipërfaqe të lagura mirë.

Zbatojmë me rrollo ose furçë në 3 shtresa të kryqëzuara, trashësi 1 mm secila. Shtresa e re zbatohet brenda1,5-2 orë (dhe deri sa e mëparshmja të jetë e njomë). Rilagim sipërfaqen në qoftë se shtresa ngelet më shumë dhe thahet.

Zbatimi nuk duhet të bëhet në temperatura më të vogla se +5oC dhe të jemi të sigurt se nuk do të bie shi për6 orët e mëvonshme. Gjatë zbatimit të materialit në muajt e verës shtresa e fundit do të duhet të mbulohet për48 orë të mëvonshme, nga rezatimi intensiv, për të evituar dehidratimin e parakohshëm.

KONSUMI

1,3 kg / m² / mm trashësi shtrese.

DEPOZITIMI

Ruhet në vënde të thata dhe nën hije, me lagështi të ulët, të paktën 18 muaj nga data e prodhimit.

UDHEZIME PARANDALIMI

Përbërësi A : Përmban çimento Portland dhe renditet si iritues. Para çdo përdorimi këshillohuni udhëzimeve mbrojtëse në amballazhim të produktit ose në formularin e të dhënave të sigurimit.

Përbërësi B : Nuk ka nevojë për asnjë shënjë rezikshmërie, në bazë të legjislacionit evropian dhe kombëtar në fuqi. Por rekomandohet të ruhet largë nga fëmijët. Në rast gëlltitjeje kërkoni menjëherë këshilla mjekësore, duke treguar enën ose etiketën.

VEREJTJE

Produkti pasi të thahet është i parezikshëm për shëndetin.

AMBALLAZHI

Kuti kartoni 16 kg (2x5,6 kg pluhur + 1x4,8 kg rrëshirë) në paletë 72 kutish Χ 16 Kg = 1152 Kg