| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

SUPER FLEX POWDER

Vulosës i përkulshëm çimentor i fibër armatuar për çarje 1-15mm

SUPER FLEX POWDER

SUPER FLEX POWDER

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

Rethana matje 23 oC dhe 50% RH

Forma

Pluhur çimentor

Ngjyra

Pothuejse e bardhë

Toksik/i ndezshëm (sipas EN 88/379)

Jo

Temperatura e zbatimit

Nga +5 °C deri +35 °C

Termorezistenca

Nga -35 °C deri +90 °C

Koha e jetës në enë

2 orë

Pesha specifike pluhurit të thatë

0,95 ± 0,05 kg/lt

Pesha specifike pluhurit të njomë

1,50 ± 0,05 kg/lt

REZISTENCAT MEKANIKE

Rezistenca në përkulje sipas EN 196-1 pas

• 1 ditë

2,0 ± 0,4 Ν/mm

• 7 ditë

3,0 ± 0,4 Ν/mm

• 28 ditë

5,0 ± 0,4 Ν/mm

Rezistenca në shtypje sipas EN 196-1 pas

• 1 ditë

5,0 ± 0,5 Ν/mm

• 7 ditë

10,0 ± 0,5 Ν/mm

• 28 ditë

15,0 ± 0,5 Ν/mm

CILESITE

Vulosës i gjeneratës së re në formëpluhuri, me bazë vinilike sfera qelqi, thiksotropik, me tkurrje zerike dhe adezivitet të fortë në çdo sipërfaqe poroze ose jo. Ofron mbrojtje jetë gjatë, është hidrolargues, nuk ndikohet nga ngricat ose nga lagështira e përhershme akoma edhe në pellgje, duke kombinuar vulosje të shkëlqyer dhe veprim izolues. Nuk shfaqë plasaritje kur thahet, akoma edhe në mbushje thëllësie 20mm. Ngjyroset duke e përzier me nuanca DUROCOLOR POWDER-C në raport 3% sipas peshës, duke krijuar 96 nuanca të paçngjyrosura ose lyhet me bojra plastike ose akrilike 24 orë pas zbatimit të tij.

ZBATIME

DUROSTICK SUPER FLEX POWDER është i përshtatshëm për shumë zbatime si për përdorim profesional aq dhe për diletant. Vulos pa u tkurrur ose rjepur, çdo fugë ose çarje në suva , beton, gurë, nyje pllakash, mermeresh, tulla qelqi, tjegulla, tulla dekorative etj. I përshtatshëm për sipërfaqe të jashtme dhe të brëndshme. Ideal për vulosjen perimetrike të kasave prej hekuri alumini ose druri. Rezultativ për mbulim çdo çarje të vogël ndërmjet materialeve jo të njëjta p.sh. suva-beton me gurë ose qeramik, si edhe për sipërfaqe tavani pa u varur. Vulos nyje të vjetra të prishura prej tullash dekorative të çdo lloji dhe gurë natyral që janë prishur me kalimin e kohës (shtëpi të vjetra guri, manastire, kisha etj). Përdorimi i pistoletës shumë përdorimesh shtyrje DUROSEAL 600 ose të FISHEKUT BOSH DUROSTICK lehtëson zbatimin e materialit.

MENYRA E PERDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes

Sipërfaqet të jenë të pastra dhe të çliruara nga materiale të prishura, pluhura, vajra dhe më parë është e domosdoshme lagja e tyre me ujë.

2. Zbatimi

Zbrazim sasinë që do të përdoret në ujë të pastër në raport 3 pjesë pluhur dhe 1 pjesë ujë duke e përzier me spatull të vogël metalike ose në amballazh të madhë me trapan xhiroshtë ulëta deri sa të krijohet një masë homogjene pa plisa.Vendosni me një spatullë metalike të lagur të përkulshme në vëndin e dëshirueshëm dhe shtypni deri nëmbushjen e boshllëkut .Rrafshoni në rast paregullsie me një spatullë metalike të hollë ose me spatullën e zbatimit.

I përshtatshëm për sipërfaqe të Para se të thahet mirë sipërfaqja

KONSUMI

250 gr mbulojnë 6 metra lineare fugeme dimension 5x5 mm.

PASTRIMI

Veglat pastrohen me ujë menjëherëpas përdorimit të tyre.

DEPOZITIMI

Ruhet në amballazhime të mbyllura mirë, në vënde të thata dhe nën hije, me lagështi të ulët, të paktën 12 muaj nga data e prodhimit.

UDHEZIME PARANDALIMI

Produkti përmban çimento Portland dhe renditet si iritues. Para çdo përdorimi këshillohuni udhëzimeve mbrojtëse në amballazhim të produktit ose në formularin e të dhënave të sigurimit.

VEREJTE

Produkti pas ngurtësimit të plotë të tij është i parezikshëm për shëndetin dhe ambjentin.

AMBALLAZHI

Kuti kartoni 12 copë 250 grKuti kartoni 4 qese 5 kg