| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

DUROSTICK SELIKON

Kundramykut

DUROSTICK SELIKON

DUROSTICK SELIKON

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

Ngjyra

E tejdukshme, e bardhë , e zezë, gri, kafe

Pesha specifike

0,99±0,05 gr/ml

Baza

Estere acidi acetik

Temperatura e zbatimit

Nga + 5 °C deri + 40 °C

Termorezistenca

Nga -40 °C deri +150 °C

Ngurtësia Shore-A(3s)

15 sipas DIN 53505

Modulus 100%

0,4 Mpa ( N/mm²) sipas DIN 53504

Rezistenca në tension

1,5 Mpa ( N/mm²) sipas DIN 53504

Zgjatja e shkatërimit

500% sipas DIN 53504

Rezistenca tek kërpudhat

ISO 846 A+B

CILESITE

Selikon me elasticitet të madhë, meadezivitet të fuqishëm në sipërfaqe poroze. Reziston ndaj mykut, kushtete vështira kohore dhe në UV rezatim, dhe është rezistent ndaj detergentve, acidit dhe ujit të kripur. Stabilizohet shpejt duke reaguar më lagështinë, paraqet forcë ngjitëse të veçantë dhe rezistencë të gjatë në nyjet me levizshmëri të theksuar, pa u çarë dhe pa u rjepur.

ZBATIME

Selikoni DUROSTICK përdoret pa astar në materiale siç janë porcelani, qelqi, qeramikë e emaluar, poliester, alumin i anoduar, dru të vernikuara për vulosje nyjesh me gjërësi 3-40mm, si për sipërfaqe të brëndshme aq edhe për sipërfaqe të jashtme.

Eshtë i domosdoshëm për vulosjen e nyjeve në banaqet guzhinave, lavapjata inoksi, perimetrikisht nëlavamane, vaska ,dushiere prej porcelani ose plastik, mjediseindustriale ku nuk lejohet zhvillimi i kërpudhave.Rekomandohet për vulosje dhe montim konstruksionesh prej qelqi, por edhe zbatime të shumta hidraulike, ftohse dhe elektrike .

KUFIZIME PERDORIMI

Nuk rekomandohet zbatimi i tij në mermere, llamarina të galvanizuara, PE,PP, teflon, akuarium. Nuk lyhet.

MENYRAT E PERDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes

Nënshtresa të jetë e qëndrueshme, e thatë dhe e pastruar nga vajra dhe pluhura. Në qoftë se nevojitet astar, vendosja e selikonit bëhettë paktën pas 20 minutash dhe më të shumtën 3 orë. Për vendosje pa probleme pastrimi nga prapambetjet, rekomandohet përdorimi i shiritit të letrës ngjitëses para çdo përdorimi të silikonit, e cila hiqet pas çdo zbatimi.

2. Zbatimi

Vendosim tubetin në pistoletën e posaçme, tipi të rrënd DUROSTICK dhe presim majën në mënyrë të pjerët, duke drejtuar fishekun nën kënd 45o në drejtim të aksit të fugës, duke e mbushur pa bllokuar ajër. Lëmimi bëhet brenda 10 minutave me shpatullë ose me gisht, pasi më parë të laget në ujë me detergent pjatash.

PASTRIMI I VEGLAVE

Veglat dhe duart pastrohen me BIO-CLEAN krem biopërçarëse duash të DUROSTICK për sa selikoni është i njomë.

KONSUMI

1 tubet 280 ml mbulon 8 m lineare fuge me dimensione 6x6 mm.

DEPOZITIMI

Ruhet në vende të mbrojtura nga ngrica, të paktën 12 muaj nga data e prodhimit.

UDHEZIME PARANDALIMI

Produkti nuk ka nevojë për asnjë shënjë rezikshmërie, në bazë të legjislacionit evropian dhe kombëtar në fuqi. Por rekomandohet të ruhet largë nga fëmijët. Në rast gëlltitjeje kërkoni menjëherë këshilla mjekësore, duke treguar enën ose etiketën.

AMBALLAZHI

Kasetinë 25 copë, 80 ml, i tejdukshëm, i bardhëKuti kartoni 25 tubet 280 ml me 5 ngjyra