| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

DUROSTICK PRIMER-PU

Astar i vulosësit poliuretanik

DUROSTICK PRIMER-PU

DUROSTICK PRIMER-PU

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

Forma-Ngjyra

Lëng - Subverdhë

Pesha specifike

1,00 ± 0,05

Koha e tharjes

2 - 3 orë, në bazë të kushteve kohore

Temperatura e zbatimit

Nga +10 °C deri +35 °C

B.O.F. (Bashkime Organike Fluturuese):

Vlera kufitare e përmbajtjes maksimale në B.O.F. të K.E. (udhëzimi 2004/42/KE) për produktin konkret (kategoria A/z: “Astare”, tipit D): 750 gr/ll (2010). Produkti i gatshëm për përdorim përmban maksimalisht 444 gr/lt B.O.F.

CILESITE

Përzierje isocianike prepolimerike, epërshtatshme për shtimin e adezivitetit të çdo lloj vulosësi poliuretanik që do të zbatohet në sipërfaqe poroze. Përmirësimi i adezivitetit të vulosësit pas lyerjes së sipërfaqes siguron jetëgjatësi dhe ngjitje të plotë.

ZBATIME

PRIMER-PU zbatohet në sipërfaqeprej beton armeje, suva, tulla, tjegulla, panele çimentore, porobeton,mermere poliester, akrilik, etj.Eshtë i domosdoshëm tek fugat bymyese të taracave dhe tek kasat e dyerve dhe dritareve si edhe tek kryqëzimet e sipërfaqeve horizontale me ato vertikale.

MENYRA E PERDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes

Nënshtresa të jetë e qëndrueshme, e thatë dhe e çliruar nga vajra dhe pluhurat.

2. Zbatimi

Materiali zbatohet siç është, qoftë me penelin e bashkuar (amballazhimi vogël) qoftë me penel të hollë. Vendosja e vulosësit poliuretanik DUROFLEX-PU duhet të bëhet të paktën 1 orë deri të shumtën 3 orë pas lyerjes me PRIMER-PU.Pas përfundimit të zbatimit, amballazhimi duhet të vidhoset mirë, me qëllim që të mos vi në kontakt materiali me lagështirën.

VEREJTJE

Produkti pasi të thahet është i parezikshëm për shëndetin

KONSUMI

15-20 ml/metri linear, në bazë të gjerësisë dhe të thellësisë së nyjes.

DEPOZITIMI

Ruhet në vende të thata dhe nën hije, me lagështi të ulët, të paktën12 muaj nga data e prodhimit

UDHEZIME PARANDALIMI

Produkti konsiderohet si dëmshëm. Rekomandohet të ruhet larg nga fëmijët dhe zbatohet në vende të ajrosura mirë. Para përdorimit të këshilloheni udhëzimet e mbrojtjes në etiketën e produktit ose në formularin e të dhënave të sigurimit.

AMBALLAZHI

Kuti kartoni 24 copë 250 ml
Kuti kartoni 15 copë 500 ml