| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

DUROFLEX-PU

Vulosës poliuretanik elastomerik

DUROFLEX-PU

DUROFLEX-PU

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

Baza

Poliuretanike

Forma-Ngjyra

Pelte - e bardhë, gri

Temperatura e zbatimit

Nga + 5 °C deri + 30 °C

Termorezistenca

Nga - 30 °C deri + 80 °C

Pesha specifike

1,15 - 1,19 gr/ml

Kohë krijimi membrane sipërfaqsore

15 - 20 minuta

Mundësia e deformimit të nyjes

25%

Mundësia e lyerjes

Me bojra që treten me ujë

REZISTENCAT MEKANIKE 2mm cipë

Ngurtësia SHORE Α(3s)

20 Sipas DIN 53505

Modulus 100%

0,2 Mpa (N/m

Zgjatja e shkatërimit

>600% Sipas DIN 53504

CILESITE

Mastikë elastike fugash, një përbërëse,me bazë poliuretanike. Eshtë mekanikisht rezistent, nuk vajoset dhe reziston në diell dhe në dëborë. Nuk ndikohet nga uji i kripur ose jo, lyhet dhe është rezultativ për vulosje fugash me gjerësi 6-30 mm dhe thellësi 3-15 mm.

ZBATIME

DUROFLEX-PU ofrohet për vulosjeelastike të pretendimeve të larta, në zbatime të shumta:

Mbulim fugash bymymi në ndërtesa, koridore aeroporti, lidhje tubash çimento kanalizimesh, mure parafabrikat prej betoni.

Vulosje fugash kasash dritaresh, dyersh, prej alumini, metalike, druri dhe PVC.

Hidroizolim perimetrik ndertesash në bashkimin e sipërfaqeve të jashtme horizontale me ato vertikale.

Mbrojtje të ngjitjes dhe të vulosjes gjatë vendosjes së pllakave, sa tek mbushja e fugave bymyese, në sipërfaqe të brëndshme dhe të jashtme, aq edhe në mbushjen e fugave perimetrike tek përfundimet e pllakave të dyshemesë me muret ose parmakët si edhe në ballkone para mbulimit me parvaze.

Vulosje kangjellash metalike dhe druri në vendet e bashkimit të tyre me mermerët, gurësh natyral ose beton në taraca, ballkone, mure.

Punime ndërtim anijesh për çdo vulosje elastike ose fiksim poliestere me dru, inoks ose alumin.

MENYRA E PERDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes

Nënshtresa të jetë e qëndrueshme, e thatë dhe e çliruar nga vajra. Në sipërfaqe prej betoni ose suva, largojmë nga anët e fugave materialete kalbura dhe pluhurat me furçë teli dhe fshesë thithëse ose me ajër presioni dhe penel.Thëllësia e fugës përcaktohet në gjysmën e gjërësisë së saj dhe regullohet me kordon mbushës fugash prej polietilen të fryrë dhe në qoftë se nuk ekziston, me polisterin të fryrë. Përdorimi i letrës ngjitëse në kufitë e fugës lehtëson në përcaktimin e saktë të vijës vulosëse. Për puthitje më të mirë dhe ngjitje të pathyeshme të DUROFLEX-PU, astar- ojmë me DUROSTICK PRIMER-PU në materiale poroze siç janë, druri, mermeri, gurëi natyral dhe artificial, tjegulla, poiester, akrilike, plastikedhe PVC. Sipërfaqet metalike pastrohen ose me white spirit ose me DUROSTICK THINNER 101.Në sipërfaqet e shndritshme, siç janë qelqi, porcelani, etj. nuk nevojitet të astarohet më parë.

2. Zbatimi

Rekomandohet përdorimi DUROFLEX- PU në tubet, me pistoletën DUROSTICK të tipit të rëndë më rezistencë të veçantë, ose në “sallam”, me pistoletën shumëpërdorimeshtubeti DUROSTICK DUROSEAL 600 për përdorim profesional. Në vazhdim presim majën e hundëzës pjertazi dhe duke drejtuar fishekun nën kënd 45o drejt aksit të fugës, e mbushim pa u bllokuar ajër. Në qoftë se duam, sa është e njomë vulosja, e sperkasim me ujë dhe pak detergent pjatash dhe e lëmojmë sipërfaqen e njomë me gishtin tonë. Sipërfaqet që janë astaruar me PRIMER-PU do të duhet të vulosen të paktën 1 orë pas deri të shumtën 3 orë më paspas zbatimit të tij. Në rast tepricash të materialit në duar largohen para tharjes së plotë me kremë pastrimi duarsh DUROSTICK ΒΙΟCLEAN, prapambetjet në sipërfaqen e zbatimit pastrohen me aceton.

PASTRIMI

Veglat pastrohen me white spiritose DUROSTICK Thinner 101, pas përdorimit të tyre.

KONSUMI

Tubeti mbulon

FUGA

METRA LINEARE

4 x 6 mm

12,9

6 x 6 mm

8,6

8 x 6 mm

6,4

12 x 8 mm

3,2

16 x 10 mm

1,9

20 x 12 mm

1,3

DEPOZITIMI

Ruhet në vende të thata dhe nën hije të paktën 12 muaj nga data e prodhimit.

UDHEZIME PARANDALIMI

Produkti konsiderohet si i dëmshëm. Rekomandohet të ruhet larg nga fëmijët. Para përdorimit të këshilloheni udhëzimet e mbrojtjes në etiketën e produktit ose në formularin e të dhënave të sigurimit.

VEREJTJE

Produkti pasi të thahet është i parezikshëm për shëndetin.

AMBALLAZHI

Kuti kartoni 12 tubetesh 310 ml
Kuti kartoni 15 sallamesh 600 ml