| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

DUROSTICK ΕLASTIC

Ngjitës për ç’do lloj pllake

DUROSTICK ΕLASTIC

DUROSTICK ΕLASTIC

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

Rethana matje 23 oC dhe 50% RH

Forma - Ngjyra

Ngjitës çimentor - E bardhë

Toksike / I ndezshëm (sipas ΕΝ 88/379)

Jo

Pesha specifike e pluhurit të thatë

1,30 ± 0,05 kg/lt

Rrëshqitja sipas ΕΝ 1308

<0,1 mm

Pretendimi në ujë

6,5 lt ujë në 25 kg pluhur

Temperatura e zbatimit

Nga +5 °C deri +35 °C

Termorerzistenca

Nga -40 °C deri +90 °C

Koha e jetës në enë

Të paktën 10 orë

Koha e hapur e zbatimit sipas ΕΝ 1346

Të paktën 30 min

Koha e mikrosistemimeve

45 min

Rezistenca në plakje

E shkëlqyer

Tkurrja sipas ΑSTM C596

Zerike

Stukim në murë

4 - 8 orë

Stukim në dysheme

24 orë

Shkelja

Pas 24 orësh

Dorëzim për përdorim

14 ditë

REZISTENCAT MEKANIKE

Rezistenca në 28 ditë, sipas ΕΝ 196-1, në:

• përkulje

11,50 ± 1,00 N/mm²

• shtypje

30,50 ± 0,50 N/mm²

Rezistenca në shkëputje, sipas ΕΝ 1348, pas :

• 28 ditësh

2,80 N/mm²

• pjekjes termike +70 °C

2,50 N/mm²

• zhytjes në ujë për 21 ditë

1,70 N/mm²

• 25 cikle ngrirje-shkrirje

1,60 N/mm²

Shpërfytyrimi S sipas ΕΝ 12002

S2<5mm

Matjet eksperimentale u realizuan, sipas EN 12004, në laboratorin kimik të DUROSTICK dhe u vërtetuan nga kontrolli i ΚΔΕΠ 9530/2634/222.

U përdorën organet laboratorike të mëposhtme:

• Përkulje-shtypje : CONTROLS MCCC66 • Në shkëputje: BRAIVE DYNATEST.

Shënim: Mbimbulon 100% të pretendimeve të modelit për ngjitës C2TE.

CILESITE

Material ngjitës një përbërës, me bazë çimenton, i bardhë, i përforcuar me rrëshirë akrilike, në formë pluhuri dhe me inerte të përzgjedhura me thithshmëri të ulët uji.

Fuqia ngjitëse e veçantë elastike siguron çdo veshje nga çdo rast çngjitjeje, që vijnë nga vibrime mekanizmash gërmuese që punojnë në truaj komshi ose vibrime të lehta termeti dhe bymym-tkurrje intensive. Nuk ndikohet nga prania e lagështisë së përhersme.

Dallohet për thiksotropi të lartë, që i lejon shtrime në trashësi deri 20 mm pa u “ulur”.

Dallohet për adezivitet të fuqishëm, rrëshqitje zerike dhe rezistencë në lagështi dhe në ngricë.

Renditet në kategorinë C2TE S2, sipas EN 12004 dhe EN 12002.

ZBATIME

DUROSTICK ELASTIC është i përshtat-shëm për veshje në sipërfaqe të jashtme dhe të brëndshme në nënshtresa të qëndrueshem siç janë:

• Sipërfaqe të hidroizoluara me hidroizolues akrilik elastik ose lyes çimentor.

• Murre prej suvaje ose beton ose beton parafabrikat.

• Kartonxhes dhe suva gipsi pasi më parë të astarohet me Astar Tretësi ose stabilizues mikromolekular AQUAFIXDUROSTICK.

• Mozaik ose rikonstruksjon plakash në pishina , dhe mjedise me qarkullimin të rëndë.

DUROSTICK ELASTIC siguron ngjitjen e të gjitha llojeve të pllakave qeramike dhe gurëve me thithshmëri minimale siç janë :

• Pllaka qeramike të gjitha dimension-eve

• Mozaik qelqi , klinker, gres.

• Cotto, mermere, gurë artificialë.

Cdo lloj pllakash graniti, thithëse ose jo.

Pllaka druri, poliuretani i përfryrë dhe mermere të çdo lloji akoma edhe jeshile Tiniaku.

AVANTAZHE

DUROSTICK ELASTIC, për shkak të elasticitetit që disponon dhe të cilësive të shkëlqyer të tij, nuk ka nevojë shtes asnjë lloj përforcuesi.

MENYRA E PERDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes

Sipërfaqja e vendosjes të jetë e pastër nga pjesë të prishura, pluhurat, bojrat dhe të laget para zbatimit.

Nënshtresat thithëse si edhe porobetoni është e domosdoshme të astarohen me Galaktoz Akrilike ose DUROSTICK D-20, në raport përzierje me ujin 1:1. Kartonxhesi është e domosdoshme të astarohet me stabilizues mikromolekular AQUAFIX ose Astar TretësiDUROSTICK.

Llaçrat e thyeshme të nivelimit të dyshemeve të lyen me hidroizolues dhe stabilues DROSTOP FLOOR pasi ka paraprir lagje e kujdesëshme me 2 pjes ujë të përzjera me 1 pjes D-20 ose Galagtozë AkrilikeDUROSTICK.

2. Zbatimi

Zbrazim pluhurin në ujë të pastër në raport 2 pjesë ujë në 5 pjesë pluhur ose 7-7,5lt:25 kg pluhur (1,3-1,4 lt për 5 kg), duke e përzier me trapan xhirosh të ulëta derisa të krijohet një masë homogjene pa plise.

E lëmë masën derisa të piqet për 5-10 minuta dhe e përziejmë periodikisht pa shtuar më ujë.

Vendosja bëhet me shpatullë me dhëmbë, duke e përhapur ngjitësin sipër nënshtresës.

Në vazhdim krehim kaq sipërfaqe sa nevojitet që të punojmë për 15-30 minuta (në bazë të kushteve kohore), duke evituar kështu krijimin e cipës.

Fund vendosim pllakat në vendin e zgjedhur, duke goditur lehtë me një çekiç lastiku.

KONSUMI

3 - 5 kg/m², në bazë të madhësisë së dhëmbëve të spatullës dhe të regullsisë së sipërfaqes.

AMBALLAZHI

Kuti kartoni: 4 qese 5 kg.

Thesë letre 25 kg në paletë 1.200 kg.

DEPOZITIMI


Ruhet në amballazhime të mbyllura mirë, në vende të thata dhe nën hije, me lagështi të ulët, të paktën 12 muaj nga data e prodhimit.

UDHEZIME PARANDALIMI


Produkti përmban çimento Portland dhe renditet si iritues. Para çdo përdorimi këshillohuni me udhëzimet mbrojtëse në amballazhin e produktit ose në formularin e të dhënave të siguris.