| Zgjidhë:

  • Ελληνικά
  • English
  • Shqip
  • Pусский
header-banner_sq
Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.

DUROSTICK No 37

Ngjitës fluid antipenetrues pllakash

DUROSTICK No 37

DUROSTICK No 37

KARAKTERISTIKA TEKNIKE

Rethana matje 23 oC dhe 50% RH

Forma - Ngjyra

Pastë - E bardhë

Pesha specifike

1,55±0,08 kg/lt

Temperatura e zbatimit

Nga +5ο C deri +35ο C

Koha e hapur e zbatimit sipas ΕΝ 1346

≥ 30 min

Koha e mikrosistemimeve

≥ 30 min

Rëshkitja sipas EN 1308

< 0,5 mm

Rezistenca në shkëputje sipas ΕΝ 1348

> 2 N / mm2

Adeziviteti pas pjekjes termike në +70°C sipas ΕΝ1324

> 1 Ν / mm²

Stukimi fugave në murë

Pas 12 orësh

Stukimi fugave në dysheme

Pas 24 orësh

Rezistenca në lagështi

Shumë e mirë

Elasticiteti

I lartë

CILESITE

Ngjitës i bardhë pllakash në formë paste, me bazë vinilike, i gatshëm për përdorim. Ofron fuqi ngjitëse dhe elasticitet të madhë, me rezistencë të madhe në tronditje, vibrime dhe bymym-tkurrje intensive. Eshtë ideal dhe për mikroriparime, për arsye të zbatimit të thjeshtë dhe të shpejtë të tij .Renditet në kategorinë D2TE sipas EN 12004.

ZBATIME

DUROSTICK No 37 është i përshtat-shëm për ngjitjen e pllakave qeramike, tullave artificiale dekorative, pllakave termoizoluese dhe tingullizoluese, në sipërfaqe prej betoni, suvaje, kartonxhes, panele çimentore, dru, bojë vaji të qëndrueshme, novopan në murre dhe dysheme të mjedise të brëndshme.

I domosdoshëm për ngjitje pllakash në patare druri dhe ndarje, në banaqe dhe murre guzhine .

Paralyerja e pllakave me thithshmëri të ulët me ngjitës No 37 në qoftë se është zgjedhur ngjitëse çimentor i kategorisë C1 ose C1T, siguron ngjitjen, duke shtuar adezivitetin në nënshtresë.

Shtimi në ngjitësit në çimentor, në raport 1 kg për çdo thesë 25 kg, shton fuqinë ngjitëse dhe elasticitetin e tyre.

MENYRA E PERDORIMIT

Zbatohet në nënshtresa të thata, të qëndrueshme dhe kompakte, të pastra nga pluhura, pika të kalbura dhe vajra, ybdyra dhe bojra.

Përhapim ngjitësin njëtrajtësisht me spatullë me dhëmbë dhe vendosim pllakat brenda 20 minutave, me qëllim që të mos krijohet cipë.

Në qoftë se pllakat dhe nënshtresa kanë thithshmëri të ulët, lyeni që të dyja sipërfaqet dhe vendosini pasi ngjitësi të filloj të thahet pak, rreth 10-20 minuta.

KONSUMI


1-1,5 kg / m2, në bazë të madhësisë së dhëmbëve të spatullës.

DEPOZITIMI


Ruhet në amballazhime të mbyllura mirë, në vende të thata dhe nën hije, me lagështi të ulët, të paktën 18 muaj nga data e prodhimit.

UDHEZIME PARANDALIMI


Produkti nuk ka nevojë për asnjë shënjë rezikshmërie, në bazë të legjislacionit europian dhe kombëtar në fuqi. Por rekomandohet të ruhet largë nga fëmijët. Në rast gëlltitjeje kërkoni menjëherë këshilla mjekësore, duke treguar enën ose etiketën.

AMBALLAZHI


Kuti kartoni 12 copë 1 kg
Enë 5 kg
Fuçi 30 kg